Greqia organizon Samit të nivelit të lartë në kuadër të Procesit të bashkëpunimit të EJL-së
Selanik, 9 qershor – Liderët e shteteve dhe qeverive të vendeve-anëtare në Procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore, mes të cilëve edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, nesër do të marrin pjesë në Samitin në Selanik që e organizon Greqia, me çka përfundon presidenca greke me APEJL-së, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Zëdhënësi i Qeverisë greke, Janis Ikonomu në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët tha se me samitin do të kryesojë kryeministri grek Kiriakos Micotakis, ndërsa janë të,ftuar edhe kancelari gjerman Olaf Sholc dhe kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, të cilët do të marrin pjesë në rolin e vëzhguesve.
“Kryeministri Kiriakos Micotakis, i cili kryeson me Samitin do të jetë nikoqir i shefave të shteteve dhe qeverive në Selanik që të bisedojnë për të ardhmen e rajonit në moment kritik që më shumë se kurdo qoftë e thekson rëndësinë e përforcimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, por edhe përgatitjen e vendeve nga rajoni ynë për integrimin e tyre në institucionet euroatlantike”, tha Ikonomu.
Shtoi se përveç Greqisë në Samit marrin pjesë Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kosova, Kroacia, Mali i Zi, Moldavia, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.
Duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina, nëse planifikohen takime bilaterale të kryeministrit grek me kolegët e tij nga vendet e Ballkanit, Ikonomu tha se programi do të shpallet më vonë, por Micotakis me siguri do të takohet vetëm me kryeministrin e Moldavisë, pasi që “axhenda e Samitit është mjaft e ngjeshur dhe e pasur”.
Krahas Samitit të Nivelit të Lartë, në Selanik do të mbahet edhe takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të Procesit të bashkëpunimit të Evropës Juglindore dhe për këtë qëllim, shefi i diplomacisë së Greqisë, Nikos Dendias, periudhën e fundi i ka vizituar vendet e Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

