Greqia e heq certifikatën evropiane për hyrje në shtet

Greqia përkohësisht e heq certifikatën e detyrueshme evropiane për vaksinim, Kovid-19 të kaluar ose test negativ për hyrje në vend, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë njoftuan se Komisioni kompetent i epidemiologëve në takimin e sotëm ka rekomanduar “suspendim të Covid pass nga 1 maji dhe kthimin e përmbushjes të objekteve në 100 për qind të kapacitetit, suspendim të certifikatës nga EUDCC në pikat hyrëse në vend”, ndërsa vendimet e tjera kanë të bëjnë për testet për të punësuarit e pavaksinuar.

Të gjitha rekomandimet e komisionit ishin pranuar nga Qeveria, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë së Greqisë shtojnë se detajet do të sqarohen në vendimin e ri ministror i cili do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Greqisë.

Vendimi i fundit i këtillë është në fuqi prej më1 maj në orën gjashtë të mëngjesit.

Para dy javëve, ministri i Shëndetësisë njoftoi se prej 1 majit deri më 31 gusht përkohësisht shfuqizohet edhe certifikata e detyrueshme për hyrje në gati të gjitha objektet e mbyllura në vend.