Gramoz Vokrri deponon nënshkrimet, pritet të jetë kandidat për kreun e FFK-së
Gramoz Vokrri ka deponuar edhe zyrtarisht nënshkrimet e nevojshme për të shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).
Gara për kryetar të FFK-së pritet të jetë e hapur dhe me më shumë se një kandidat.
Pas zyrtarizimit të kandidaturës së kryetarit aktual, Agim Ademi, tani garës i është shtuar edhe një kandidat tjetër.
Bëhet fjalë për birin e legjendës së futbollit dhe njëherësh ish-kryetarit të ndjerë të FFK-së, Fadil Vokrri, Gramoz Vokrri.

Gramozi deklaroi gjatë të martës mbrëma se ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme për të kandiduar dhe ashtu doli.
Sot (e mërkurë), Gramozi është parë në objektet e FFK-së duke deponuar nënshkrimet.

Kështu, djali i legjendës Fadil Vokrri pritet të jetë edhe zyrtarisht kundër-kandidat i Agim Ademit për kreun e FFK-së.
Sipas disa zërave, Gramozi ka mbledhur 18 nënshkrime nga 15 të nevojshmet për të shpallur kandidaturën, nga 58 delegatë me të drejt vote.


