Gordon flet për interesimin e Chelsea: Nuk besoj se vlej aq shumë para, por kështu është futbolli sot

Anthony Gordon ka dhënë një prej deklaratave më të sinqerta dhe më të çuditshme njëkohësisht.

Lojtari i skuadrës së Everton, Gordon ishte në listën e dëshirave të Chelsea, por ‘Blutë’ s’arritën ta finalizonin transferimin e tij.

Londinezët ishin gati të paguanin 60 milionë funte për Gordon. Duke folur për këtë gjë, lojtari ka thënë se s’beson që ndonjë lojtar vlen aq para, mirëpo, thotë se futbolli këto ditë funksionon kështu, prandaj nuk e nënvlerëson veten.

“Ky është futbolli sot – është i çmendur. Personalisht, nuk mendoj se ndonjëri prej lojtarëve vlen aq shumë para, por po ashtu s’e nënvlerësoj veten. Paratë në futboll, kështu funksionojnë sot. Sot paguhet edhe për potencialin. Kështu ecën futbolli”, ka thënë Gordon.

“Nuk isha i fokusuar në spekulimet, sepse mund të kontrolloj ato që mund t’i kontrolloj. Mendoj se në minutin që bëni atë, ka vetëm një mënyrë se si do e bëni. Duhet të qëndroni për toke. Duhet të fokusoheni në të sotmen dhe të nesërmen dhe të mos shikoni aq larg. Kjo është pjesë e futbollit. Kur bëni mirë, ka gjithmonë spekulime. Kurrë s’doja të lija Evertonin. Nuk ishte ky rasti”, shtoi lojtari.

Gordon bëri 40 paraqitje me Evertonin në të gjitha kompeticionet sezonin e kaluar. Lojtari është pjesë kyçe e skuadrës së Frank Lampard.