Gordana Dimitrieska Koçoska, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Bashkësive të Njësisë për Vetëqeverisje Lokale

Shkup, 7 shkurt – Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, sot realizoi takim me përfaqësuesit e Bashkësive të Njësisë për Vetëqeverisje Lokale. Në fokus të takimit është marrëveshja me Bankën Botërore për efikasitetin energjetik të objekteve publike, e cila është nënshkruar në vitin 2021. Krahas, kësaj, ministrja dhe përfaqësuesit e BNJVL-së kanë hapur edhe çështjen e projekteve komunale të financuara nga qeveria nëpërmjet kredisë hungareze, por edhe problemet me bllok-dotacionet për arsim, funksionimin e ndërmarrjeve publike dhe zjarrfikësit.

“Për ne është me rëndësi? Sepse ne kemi nënshkruar marrëveshje me një institucion që jep kredi të favorshme dhe njëkohësisht duhet të investohet në disa objekte publike që në njëfarë mënyre nga njëra anë do të sigurojnë kursim në energji, por nga ana tjetër duhet të na sigurojnë edhe mjedis më të mirë jetësor, gjegjësisht më pak ndotje dhe për atë arsye lejova gjashtë muaj të shoh se si do të lëvizin çështjet rreth këtyre projekteve dhe sot u ulëm që të diskutojmë”, tha Sinkron: Gordana Dimitrievska Koçovska.

“Ajo që është problem thelbësor lidhur me bllok-dotacionet që sot e diskutuam bashkë dhe ja në periudhën e ardhshme edhe me Ministrinë e Mbrojtjes, i cili është kompetent të zjarrfikësve besoj se do të bëjmë një takim të përbashkët, ato janë mungesat në lidhje me bllok-dotacionet që arrijnë në komunë dhe nevojiten fillimisht për mbulimin e pagave të zjarrfikësve gjithkund në shtet. E ngjashme është gjendja edhe me bllok-dotacionet në çerdhe, kemi mungesa edhe në procesin me arritjen e bllok-dotaiconet në arsimin fillor, madje edhe në të mesme”, u shpreh Orce Gjorgjievski, kryetar i BNJVL.