Goran Pandev drejtuar ministrit Bujar Osmani: Jeni qesharak!

Shkup, 28 mars – Pas fitores së Maqedonisë ndaj Italisë, Aleksandar Trajkovski, Enis Bardhi dhe selektori Bllagoja Milevski morën pasaporta diplomatike nga Ministria e Punëve të Jashtme, informon Zhurnal.

Njëherit, ministri Bujar Osmani paralajmëroi se do t’u dhurojë pasaporta diplomatike të gjithë futbollistëve nëse sigurojnë vend në mundial.

https://www.facebook.com/bujar.osmani.7/posts/533028208178505

Sa i përket këtij veprimi, ka reaguar dhe futbollisti i mirënjohur maqedonas, Goran Pandev, i cili tha se pasaportat diplomatike nuk mjaftojnë për këta heronjë por atyre duhet t’u ndërtohen buste.

Ai madje e quan ministrin Bujar Osmani si qesharak.

“Zotëri, jeni qesharak dhe për të ardhur keq, shih politikat tua dhe lëri heronjtë të kënaqen, për ta duhet të ndërtohen buste dhe jo pasaporta”, ka thënë Pandev./Zhurnal.mk