Goran Ivanov zëvendëson Arafat Muaremin në Policinë Financiare
Shkup, 23 gusht – Për u.d drejtor i ri i Policisë Financiare sot Qeveria ka emëruar Goran Ivanovin. Ivanov është i punësuar në Policinë Financiare si inspektor dhe është emëruar si ushtrues detyre, informon Zhurnal.
Qeveria në seancë me propozim të komisionit për çështje kadrovike ka emëruar Ivanovin në këtë pozitë. Ai është kuadër i LSDM-së.
Ish drejtorit Muaremi i skadoi mandati në shkurt, por më pas edhe gjashtë muaj e ka kryer funksionin si u.d
Ai u tërhoq pas një konfrontimi me Villma Ruskovskën./Zhurnal.mk

