Gonzato: Reforma zgjedhore, prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE

Proceset zgjedhore të besueshme dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare mbeten një prioritet kyç në rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Kështu u shpreh sot Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, pas një takimi ditën e djeshme me dy bashkëkryetarët e Komisionit të Posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, me të cilët diskutoi mbi ecurinë e punës së komisionit në javët në vijim.

Ambasadori Gonzato nënvizoi rëndësinë e reformës zgjedhore për forcimin e standardeve demokratike në vend, duke theksuar se rritja e transparencës në financimin e partive politike, garantimi i pavarësisë së administratës zgjedhore dhe parandalimi i keqpërdorimit të burimeve shtetërore janë elementë thelbësorë të procesit.

Sipas tij, një reformë e gjerë e rregullave zgjedhore, që përfshin edhe zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, është e domosdoshme për të garantuar besimin e publikut dhe për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve të ardhshme.

Leave a Reply