Goditet nga nëntë raketa ruse qyteti ukrainas, Kremenchuk

Kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Poltavasë në Ukrainë, Dmytro Lunin, ka thënë se nëntë raketa rusë e kanë goditur të dielën qytetin qendror të Ukrainës, Kremenchuk.

“Tashmë nëntë raketa ruse kanë goditur infrastrukturën e Kremenchuk këtë mbrëmje”, tha Lunin. “Armiku nuk ka kujdes, edhe në një ditë kaq të shenjtë.”

Shumica e ukrainasve i vazhduan festimet e Pashkëve, të dielën. Lunin nuk dha detaje të mëtejshme për pasojat e goditjeve, shkruan CNN.