Gjysma e të rinjve në shtet ndërmarrin përpjekje për ndryshime në shoqëri

Shkup, 16 maj – Në pajtim me të dhënat nga hulumtimi i Fondacionit për demokraci të Uestminster (VFD), pothuajse gjysma e të rinjve në Maqedoninë e Veriut ose 51 për qind, ndërmarrin përpjekje për të bërë ndryshim në shoqëri. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë sukses çdoherë për t’i zgjidhur problemet, por megjithatë është punë pozitive që të rinjtë të cilët aktiv në shoqëri, si dhe ata të cilët ndërmarrin gjëra për zgjidhjen e problemeve ose anëtarësohen në forma të organizimit rinor, janë të njëjtit ata të cilët janë më të kënaqur me vendin e tyre në shoqëri dhe janë më të prirur sërish të veprojnë, ndërsa edhe më pak e sigurt për t’u larguar nga vendi.

Lidhur me Bashkimin Evropian, 34 për qind e të anketuarve u deklaruan se jemi larg hyrjes në BE në krahasim me vitin e kaluar. Vetëm 45 për qind e të rinjve mendojnë se vendi do të bëhet anëtare e BE-së, që është ulje prej 15 pikë për qindje prej para dy viteve.

Këto të dhëna sot i prezantoi Dona Kosturovska nga Fondacioni për demokraci të Uestminster në panel diskutimin në temë “Pjesëmarrja socio-politike e të rinjve”.

Në diskutim mori pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili theksoi se të rinjtë në shtet janë lartë në agjendën e Qeverisë, e cila ka mirëkuptim për kërkesat e tyre.

Detyra kryesore e Qeverisë lidhur me të rinjtë, sipas Kovaçevskit, është që të rritet besimi i të rinjve në institucionet, si dhe së bashku ta ruajnë qasjen demokratike, me qëllim që të krijohen politika cilësore rinore.

Në ngjarje foli edhe Xhulija Smith, zëvendës-ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar në vend, ndërsa fjalime kishin edhe aktivistët e rinj Luka Paviqeviq, Rita Behadini dhe Deniz Selmani.

Ndër rekomandimet të cilat dolën nga ngjarja janë përpunimi i Strategjisë kombëtare për të rinjtë dhe më shumë mjete nga buxheti shtetëror për politikat rinore. Vetëqeverisjes lokale të formojnë këshilla lokale rinore dhe të hapin qendra rinore për shumë mundësi për të rinjtë në nivel lokal. Garantimi i pjesëmarrjes së nxënësve të shkollave të mesme në nivel ligjvënës dhe asambleve studentore të çdo fakulteti janë gjithashtu pjesë e rekomandimeve. U theksua edhe rëndësia të cilën e ka Klubi i deputetëve për çështjet rinore dhe politikat në pikëpamje të përfaqësimit të të rinjve.

Ky hulumtim i Fonacionit është zbatuar në dhjetor të vitit 2021 në mostër kualifikuese të të rinjve të moshës prej 15 deri në 25 vjeç. Ky është hulumtimi i tretë vjetor i VFD-së në këtë temë.