Gjysma e të gjitha zhvendosjeve në vend janë drejt rajonit të Shkupit
Shkup, 11 tetor – Gati gjysma e të gjitha zhvendosjeve në vend janë drejt rajonit të Shkupit – ku sipas të dhënave nga Regjistrimi 2021, jetojnë 48 për qind e të gjithë emigrantëve nga një komunë tjetër në vend dhe 45 për qind nga të gjithë emigrantët nga një shtet tjetër.
Në Shkup, çdo i pesti i zhvendosur brenda vendit është në Komunën e Aerodromit, ndërsa gati 70 për qind janë në njërën nga katër komunat – Aerodrom, Gazi Babë, Karposh ose Kisella Vodë.
Zhvendosjet brenda vendit, përveç në kryeqytet, në përgjithësi drejtohen drejt qyteteve më të mëdha në rajonin e caktuar, kështu që në Manstir jetojnë 6,1 për qind, Shtip – 3,5 për qind, Ohër – 3,3 për qind, Kumanovë – 3,1 për qind, Strumicë – 2,9 për qind, Tetovë – 2,8 për qind, dhe Veles dhe Prilep – nga 2,6 për qind.
Këtë e tregojnë të dhënat e fundit nga Regjistrimi 2021 të publikuara nga Enti shtetëror për statistikë dhe të cilët kanë të bëjnë me statusin martesor të popullsisë, numrin e lindjeve të gjalla dhe migrimeve brenda shtetit.
Mbi një e treta e zhvendosjeve janë në Shkup, i dyti është Manastiri me mbi 13 mijë
Në Regjistrimin 2021, mbi 80 për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente deklaruan se nuk janë shpërngulur (popullsi autoktone), ndërsa 214.718 qytetarë ose 11.7 për qind janë zhvendosur në vendin e zakonshëm të banimit.
Pjesa më e madhe e personave të zhvendosur janë në kryeqytetin Shkup – mbi një e treta ose 35 për qind. Prej tyre një e pesta 15.559, janë zhvendosur në Komunën e Aerodromit. Mbi dy të tretat nga të zhvendosurit e përgjithshëm janë në katër komuna në kryeqytet – Aerodrom, Karposh, Gazi Babë dhe Kisella Vodë.
Më pak të zhvendosur nëpër komunat e Shkupit janë në Shuto Orizarë – 368 persona, Saraj – 1.331 dhe Çair – 2.163.
Sipas qyteteve, pas Shkupit vijon Manastiri me mbi 13 mijë persona të zhvendosur ose diçka mbi 6 për qind dhe Tetova, Prilepi, Shtipi, Ohri dhe Strumica me nga rreth 6,5 mijë persona të zhvendosur.
Sipas rajoneve, mbi 40 për qind e personave të zhvendosur janë në rajonin e Shkupit, ndërsa më pak në rajonin verilindor – 9,361 persona ose diçka mbi katër për qind.
I dyti sipas numrit të personave të zhvendosur është Rajoni i Pellagonisë me mbi 29 mijë ose rreth 13,5 për qind dhe Rajoni Lindor me mbi 24 mijë ose 11,5 për qind.
Pothuajse çdo i shati i zhvendosur është nga jashtë vendit, ndërsa një në dhjetë banorë ka lindur në shtet tjetër
Sipas vendlindjes, 90 për qind e popullsisë së përgjithshme rezidente kanë lindur në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Pjesa më e madhe e personave të zhvendosur – mbi 130 mijë ose 60 për qind janë zhvendosur nga një komunë tjetër, rreth 51 mijë ose 28 për qind janë zhvendosur nga vendi në komunën e njëjtë dhe rreth 15 për qind ose mbi 33 mijë janë zhvendosur nga një shtet tjetër.
Nga të zhvendosurit nga shtete të tjera në Shkup, sërish pjesa më e madhe ose rreth 20 për qind janë në komunën e Aerodromit, më pas vijon Karposhi – 17 për qind, Qendra – 12 për qind, Kisella Voda – 11 për qind dhe nga dhjetë për qind në Gazi Babë dhe Gjorçe Petrov.
Sipas qyteteve, përveç në Shkup, pjesa më e madhe e të zhvendosurve nga shtete të tjera janë në Manastir, Kumanovë dhe Tetovë me nga rreth 5 për qind, nga rreth 3 për qind në Ohër dhe Prilep dhe në Strugë, Veles dhe Shtip nga rreth 2,5 për qind.