Gjykatësi Tufegxhiq braktisë pozitën, do të bëhet avokat

Shkup, 26 gusht – Vlladimir Tufegxhiq, gjykatës në repartin për krim të organizuar në Gjykatën Penale në Shkup, paralajmëroi se do ta lëshojë funksionin e tij dhe do të bëhet avokat, transmeton Zhurnal.

Ai këtë e paralajmëroi në FB profilin e tij ku shkroi se ka dorëzuar kërkesë për ndërprerje të funksionit.

“Sot, pas një kohe të gjatë të kalkulimeve, deri te këshilli gjyqësor të RMV-së dorëzova kërkesë për ndërprerje të kryerjes së funksionit gjykatës, e cila hynë në fuqi nga 1 dhjetori 2021. Funksionin gjykatës e përjetoj si një funksion prestigjioz statusor e cila paraqet sfidë, të realizohet gjykatës me karierë përmes edukimit të vazhdueshëm dhe përparimit në karierë.

Nëse nuk realizohet përparimi në karierë, si një qëllim bazë, motiv dhe ngritës në çdo punë, veçanërisht në funksionin e gjyqtarit, përshkak sistemit të rrënuar të vlerave, atëherë fillon të humbet kuptimi dhe motivi të vazhdosh edhe më tej në atë ambient.

Pas përfundimit të mandatit, karierën time do ta vazhdoj si pjesë e një zyre të njohur avokature dhe do të vazhdoj të kontriboj për vendosjen e vlerave të vërteta, veçanërisht për eliminimin e përgjithshëm të politikave dhe ndikimeve politike në gjyqësi”, ka shkruar Tufegxhiq.//Zhurnal.mk