Gjykata Supreme e shfuqizoi vendimin për Pançevskin, procedura ka patur shkelje
Shkup, 17 shkurt – Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut me rastin e vendimit të sjell për lëndën për gjykatësin Vlladimir Pançevski informoi se e ka shfuqizuar vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup, për shkak të shkeljeve të bëra në dispozitat e Ligjit për procedurën penale lidhur me mos mbajtjen e seancës publike para Gjykatës së Apelit, edhe pse këtë e ka kërkuar i akuzuari në ankesën e deklaruar.
Duke i pasur parasysh parimet themelore ndaj të cilave bazohet procedura penale, si dje standardet e pranuara të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç qëndron në kumtesë, ka sjell konkludim nga 07.12.2021 për mbajtjen e seancës publike para gjykatës së shkallës së parë, e cila është e qasshme në ueb faqen e gjykatës se: “Për lëndët që në gjykatë janë paraqitur pas ankesës së parashtruar dhe të cilat llogariten si akt akuzë, gjykata e shkallës sy dytë obligohet t’i dorëzojë parashtresat nga njëra anë në inspektim dhe në përgjigje në anën tjetër për shkak të respektimit të parimit të “barazisë së armës”, ndërsa seanca publike do të mbahet nëse theksohet kërkesa për seancën publike në ankesë, ose në përgjigje të ankesës”.
Duke e pasur parasysh atë që theksojnë nga Gjykata supreme, realizimi i drejtësisë së procedurës është faktor qendror në vendimmarrjen e gjykatave në zgjidhjen e çështjeve, duke përfshirë edhe sa më sipër.
Gjykata supreme e shfuqizoi vendimin e Gjykatës themelore Veles dhe të Gjykatës së Apelit në Shkup, me të cilët ish-kryetari i Gjykatës penale Vlladimir Pançevski u dënua me burg për shkak të keqpërdorimit të sistemit për sistemimin e lëndëve gjyqësore AKMIS.
Drejtori i burgut të Shutkës Filip Andov për MIA-n konfirmoi se me vendimin e Gjykatës supreme lënda kthehet në gjykim të sërishëm dhe Pançevskit i shfuqizohet dënimi me burg. Pançevski sot u lirua nga burgu i Shutkës.
Ish-kryetari i Gjykatës penale të Shkupit më 3 shkurt të këtij viti e vuan dënimin me burg, u dënua nga gjykata në Veles në tre vjet e gjashtë muaj burg dhe më pas Gjykata e Apelit në Shkup ia shkurtoi në dy vjet e gjysëm.
Vlladimir Pançevski është dënuar sepse në periudhën nga viti 2013 deri në vitin 2016, si kryetar i Gjykatës penale personalisht ka ndarë lëndë tek gjykatësit e kualifikuar, e jo përmes sistemit AKMIS. Ka sistemuar rreth 40 lëndë, ndër të cilat edhe dy raste të Prokurorisë Speciale Publike

