Gjykata Supreme e SHBA-së përsëri i shqiptoi dënim me vdekje “bombarduesit të Bostonit”

Gjykata Supreme e SHBA-së përsëri i shqiptoi dënim me vdekje  Xhohar Carnevit, i cili është i akuzuar për sulmin me bombë në Maratonën e Bostonit në vitin 2013 në të cilin humbën jetën tre persona.

Gjykatësit me gjashtë vota “për” dhe tri vota “kundër” u dakorduan me argumentet e administratës së presidentit amerikan Xho Bajden se Gjykata federale e Apelit ka gabuar që e ka hedhur poshtë dënimin me vdekje, të cilin porota ia shqiptoi Carnaevit.

Gjykata e parë e qarkut amerikan në Boston vendosi në vitin 2020 se një gjyqtar i shkallës së parë kishte përjashtuar në mënyrë të pahijshme provat që mund të kishin treguar se Tsarnaev ishte ndikuar shumë nga vëllai i tij i madh Tamerlane dhe më pak përgjegjës për sulmin.