Gjykata Penale i kthen përgjigje Bojan Jovanovskit: Po manipulon me opinionin

Shkup, 17 shkurt – Gjykata themelore penale Shkup i vlerëson si të pabaza akuzat e otme të të dënuarit Bojan Jovanovski. Sipas gjykatës, “bëhet fjalë për manipulim me opinionin, me Ligjin për procedurë penale dhe me të drejtën e garantuar kushtetuese dhe lirive të të dënuarit, ndërkaq në dëm të gjykatës dhe gjykatësit të ndjerë, Ognen Stavrev”.

Fillimisht, bëhet fjalë për vendim JO fuqiplotë ndaj të cilit palët tashmë kanë parashtrruar ankesë, rreth së cilës duhet të vendosë Këshilli penal. Vendimi konkret është sjellë nga gjykatësi Stavrev pas analizës së dokumentacionit dhe mendimeve të plota mjekësore. Por, duke pasur parasysh se, për shkaqe shëndetësore gjykatësi shkoi në pushim mjekësor, vendimi i përgatitur me shkrim ishte nënshkruar nga gjykatësi i dytë në sektor, gjyktësja – Branka Naumovska, duke e shfrytëzuar praktikln e harmonizuar paraprake dhe Mendimin juridik të Gyjkatës supreme të RMV-së , theksojnë nga Gjykata themelore penale.

Lidhur me mendimet e parashtruara shtesë nga ana e ekipit juridik të Jovanovskit, nga Penalja theksojnë se në pajtim me Rregulloren gjyqësore, ato duhet të pranohen në gjykatë edhe krahas asaj që janë parashtruar passjelljes së vendimit, e tëra me qëllim që të shqyrtohen nga Këshilli penal gjatë vendim-marrjes rreth ankesës, ndërkaq vetëm në dobi të parashtruesit të ankesës përkatësisht të të dënuarit Jovanovski.

“Për shkak të njohjes së plotë me rasti, ekipi juridik i Jovanovskit, duhet tek mediumet ta parashtrojë dokumentacionin e plotë mjekësor përfshirë edhe mendimin e Kolegjiumit mjekësor, i prëvërë nga disa profesorë nga ISHP Klinika universitare për kirurgji digjestive, përgatitur më 23.01.2023 me kërkeë të gjykatës, ndërkaq në të cilin është cekur se ‘gjendja shëndetësore e personit të dënuar NUK është kompromituese duke pasur parasysh ndërhyrjet e kaluara të tij dhe nevojitet ndjekja e saj e mëtutjeshme’, si dhe mendimi i Prokurorit kompetent publik i cili konsideron se në bazë të dokumentacionit të treguar, kërkesa për ndërprerje duhet të REFUZOHET. Opinioni njëherit duhet të njoftohet se i dënuari Jovanovki në 6 muajt e kaluar, me leje të gjykatës, disa herë ka qenë i hospitalizuar dhe i janë lejuar të gjitha kontrollet e nevojshme lidhur me gjendjen e tij shëndetësore. I njejti për tërë këtë periudhë, duke filluar prej 25.07.2022, me disa ndërprerje, e deri më sot ësht[ kujdesur me kohë në klinikën adekuate. Për këtë shkak gjykata bën thirrje të mos manipulohet me opinionin në mënyrë ‘MORBIDE DHE MONSTRUOZE’, siç cilëson Jovaovski, posaçërisht që po jeqpërdoret edhe emri i gjykatësit të ndjerë”, qëndron në kumtesën e Gjykatës theme,lore penale Shkup.