Gjykata kushtetuese nuk solli vendim rreth nismës për privilegjet e deputetëve

Shkup, 23 shkurt – Gjykata kushtetuese në mbledhjen e sotme nuk solli vendim rreth nismës së deputetëve të Së Majtës, Dimitar Apasiev dhe Borisllav Kërmov, të cilët i kontestojnë pikat 3 dhe 4 të Vendimit për vlerën e kompensimit të deputetëve për shfrytëzimin e automobilit në pronësi të veten për qëllime zyrtare dhe kompensim të shpenzimeve të rrugës. Gjykatësit nuk sollën vendim, sepse mungonte shumica e nevojshme e votave.

“Gjykata nuk solli vendim për arsye që propozimi nuk fitoi shumicë të nevojshme të votave. Në nismë u kontestuan pikat 3 dhe 4 nga Vendimi për vlerën e kompensimit të deputetëve për shfrytëzimin e automobilit privat për qëllime zyrtare dhe kompensim të shpenzimeve për rrugë (“Gazeta zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.106/2006, 143/2007 dhe 161/2018), informojnë nga Gjykata kushtetuese.

Sipas parashtruesve të nismës privilegji i këtillë sillet me disa dispozita nga Ligji për deputetët dhe Ligji për Kuvendin, ku saktësisht janë cekur privilegjet financiare të të zgjedhurve të popullit, mes të cilëve nuk përmenden shpenzimet për rrugë.

Në nismë, mes tjerash, është cekur se për detyrën e kryer shoqërore dhe kontributin ndaj bashkësisë, deputeti ka marrë rrogë dhe kompensim të rrogës.

Sipas parashtruesve të nismës, Kuvendi me miratim të vendimit kontestues të komisionit, të sjellur në mbledhje të trupit kadrovik punues i përbërë vetëm nga 13 deputetë ka dalë nga kornizat e dhëna në[ Kushtetutë dhe ligjet e cekura duke paraparë kompensim të shpenzimeve për rrugë, i cili kompensim si i tillë, fare nuk ishte paraparë as me Kushtetutë as me ligj.