Gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë kërkesën e ish gjykatësit Vlladimir Pançevski

Shkup, 23 mars – Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme e hodhi poshtë kërkesën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave, të dorëzuar nga ish kryetari i Gjykatës Themelore Penale – Shkup, Vlladimir Pançevski, për shkak të ekzistimit të ndërhyrjes në proces.
Në sqarimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se duke qenë se aktgjykimi i Gjykatës së Apelit KZ.746/2020 i datës 14.07.2021 është revokuar nga Gjykata Supreme më datë 09.02.2022 që tregon se procedura para gjykatave të rregullta ende nuk ka përfunduar dhe mungon një nga elementet bazë të parashikuar në nenin 51 të Rregullores së Gjykatës, pra ekzistenca e një akti përfundimtar, në mënyrë që Gjykata Kushtetuese të vlerësojë kërkesën e paraqitur.
Parashtruesi Pançevski, përmes avokatit të tij Petro Janura, avokat nga Shkupi, në kërkesën e Gjykatës Kushtetuese, konsideron se me aktgjykimet e Gjykatës Themelore në Veles dhe të Gjykatës së Apelit në Shkup janë cenuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit në lidhje me ndalimi i diskriminimit të qytetarëve në bazë të përkatësisë shoqërore, përkatësisht statusit social në aspektin e statusit profesional, si dhe në bazë të përkatësisë politike, përkatësisht bindjes politike.