Gjykata Kushtetuese do ta mbajë seancën e pestë

Shkup, 16 shkurt – Katër nisma për përcaktimin e kushtetutshmërisë janë në rendin e ditës së seancës së pestë të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut, që do të mbahet sot.

Siç kumtuan nga shërbimi për shtyp i Gjykatës Kushtetuese, nisma e parë që do të shqyrtohet është shtruar nga grupacioni ekologjik “Grin Pauer” nga Velesi, Lëvizja për drejtësi sociale “Lenka” nga Shkupi dhe partia politike “E Majta” nga Shkupi.

Nisma e dytë ka të bëjë me vendimin e autoriteteve shëndetësore me të cilën ndalohet hyrja në objekte dhe pjesë të objekteve të dhëna në vendim, pa posedimin dhe dhënien e: certifikatës/vërtetimin për imunizimin e bërë (vaksinimin) nga virusi SARS-CoV-2, gjegjësisht dozën e parë të marrë të vaksinës kundër sëmundjes infektuese COVID-19 dhe certifikatë/vërtetim për KOVID-19 të kaluar në 45 ditët e kaluara, duke llogaritur nga dita e shërimit. Dy nismat e tjera të cilat janë paralajmëruar se do të shqyrtohen sot nga gjykatësit kushtetues janë pjesa e Ligjit për tatimin e të ardhurave personale dhe për pagesën e regresit të ndërmarrjes komunale në Dellçevë.