Gjykata e Lartë anulon ligjin e New Yorkut për armët

Gjykata e Lartë e SHBA-së ka rrëzuar një ligj të New Yorkut që kufizon të drejtat e mbajtjes së armëve.

Ligji kërkonte prej banorëve që të tregojnë arsyen pse duan të mbajnë armët dhe nëse përballeshin me “një rrezik të veçantë ose unik”.

Vendimi 6-3 thoshte se kërkesa shkel të drejtën kushtetuese për të mbajtur armë, raporton bbc.

Vendimi rrezikon kufizime të ngjashme në shtete të tjera dhe zgjeron të drejtat e armëve.

E drejta e Amendamentit të Dytë për të mbajtur armë nuk është një e drejtë kushtetuese e “klasit të dytë” që i nënshtrohet kufizimeve më të mëdha “se garancitë e tjera të Ligjit të të Drejtave”, pohoi gjyqtari Clarence Thomas.

Gjyqtarët liberalë Elena Kagan, Sonia Sotomayor dhe Stephen Breyer kundërshtuan këtë vendim.