Gjykata Civile në Shkup vendosi: Qani Nesimi mbetet Myfti i Tetovës, vërtetohen tekstet e Zhurnal-it në këtë temë!
Shkup, 17 shtator – Myftinia e Tetovës njofton hoxhallarët, xhematin e Tetovës dhe opinionin në përgjithësi se dje më datë 16.09.2025, kanë pranuar vendimin e Gjykatës Civile Shkup nr. V П1-328/24 me ç’rast konfirmohet që Prof. Dr. Qani Nesimi mbetet Myfti i Tetovës.
Ky vendim i Gjykatës Civile në Shkup është i plotfuqishëm deri në përfundimin e kontestit të procesit gjyqësor që zhvillohet pranë kësaj gjykate, reth vendimit joligjor dhe antikushtetues të Shaqir Fetaut rreth shkarkimit të Muftiut Qani Nesimi, a njëherit i ndalohet BFI-së dhe Shaqir Fetaut në çështjen e Myftinisë së Tetovës të sjellë vendime antikushtetuese dhe të vepron në kundërshtim të vendimeve të organit bazë themelor kolektiv Muftinia e Tetovës.
Vendimi i Gjykatës Civile konfirmon vërtetësinë e teksteve që ka trajtuar Agjencia Lajmeve Zhurnal në këtë temë, ku vazhdimisht kemi shkruar se Nesimi është shkarkuar në mënyrë joligjore. Tekstet tona kanë qenë të bazuara në deklaratat e zyrtarëve brenda BFI-së që i njohin mirë Statutin e këtij institucioni. Të njëjtit tani thonë se kthimi i Nesimit në detyrën e Muftiut, e dobëson edhe më tepër legjitimitetin e Shaqir Fetahut për të qëndruar në kreun e BFI-së, duke i bë apel dashamirës të tërhiqet sa më shpejtë dhe të shpëtojë institucionin,nga iç shprehen, “kompromitimi i mëtutjeshëm”.
Ndryshe, në bazë të vendimit gjyqësor obligohet regjistri qendror i RMV-së, të kryen ndryshimet në regjistrin e Bashkësisë Fetare Islame – Muftinia e Tetovës, me ç’rast duhet të kthehet në regjistrin qendror emri i Muftiut aktual legal dhe legjitim Prof. Dr. Qani Nesimi, pas të cilit qëndron unanimisht organi kolektiv kushtetues bazë i BFI-së pra Myfinia e Tetovës dhe shumica absolute e mexhlisit të Myftinisë të Tetovës.
Edhe nga Myftinia e Tetovës gjithashtu njoftojnë hoxhallarët, xhematin e Tetovës dhe opinionin të mos bien pre e “dezinformatave, spekulimeve dhe gënjeshtrave të Shaqir Fetait” i cili i fshehur pas një farë shërbimi për informim paraqitet si viktimë në arsyetim të veprimtarisë së tij joligjore dhe antikushtetuese, duke u paraqitur me akuza, shpifje dhe trillime nga më të ndryshmet rreth kontestit Shaqir Fetai – Muftinia e Tetovës. Ngase në kontestin gjyqësor Shaqir Fetai – Muftinia e Tetovës, ekzistojnë vetëm dy vendime gjyqësore të plotfuqishme, dhe atë vendimi i Gjykatës Civile Tetovë nr. П1-1573/23 nga KU REFUZOHET kërkesa e BFI që Muftiu prof. Dr. Qani Nesimi të lëshon objektin e selisë së Muftinisë së Tetovës, dhe vendimi aktual i Gjykatës ës Civile Shkup ku aprovohet kërkesa e Qani Nesimit të mbetet Mufi i Tetovës deri në përfundimin e procesit gjyqësorë rreth vendimit joligjor dhe antikushtetues të Shaqir Fetait rreth shkarkimit të Muftiut legal dhe legjitim Qani Nesimi.
“Ftojmë publikisht Shaqir Fetain nëse posedon vendime gjyqësore kundër prof. Dr. Qani Nesimi, Muftiut të Tetovës legal dhe legjitim të paraqitet personalisht në opinion dhe t’i prezanton të njëjtat” – thonë nga Myftinia e Tetovës./Zhurnal