Gjorgjiev: Identiteti në mesjetë dhe identitetet aktual nuk duhet të ndërlidhen

Shkup, 15 gusht – Perandoritë dhe shtetet mesjetare janë krijime, identitete dhe kontekste krejtësisht të ndryshme shtetërore nga shtetet dhe kombet moderne. Kjo është arsyeja pse këmbëngulim të shmangim të shihen ngjarjet para 150 dhe para 1000 viteve në prizmin e sotëm etnik, ndërsa duam t’i theksojmë vlerat universale të njerëzve të asaj kohe përmes të cilave mund të lidhen dy popujt dhe jo vetëm dy popujt, tha sonte Dragi Gjorgiev në një intervistë për TV Sitel, bashkëkryetari i palës maqedonase i Komisionit të përbashkët historik të përzier për çështje historike dhe arsimore me Bullgarinë.

Në tekstet për kremtime të përbashkët, shtoi ai, nuk përmendet grupet etnike dhe identitetet e personave apo komuniteteve, me çka e kemi arritur atë që e kemi synuar- që çështjet e identitetit të mos jenë temë e diskutimit në Komision.

“Të dy vendet angazhohen për shumë gjëra në protokoll, duke përfshirë ndryshimet në tekstet shkollore. Duhet të ketë reciprocitet në detyrime. Atë që e ka ndërmarrë Maqedonia si obligim është 99 për qind identike me atë që duhet të bëjë Bullgaria në tekstet shkollore dhe në aspektin e kremtimeve të përbashkëta”, theksoi Gjorgiev.