Gjorgievska dhe Kornhauzer-Duda diskutuan për mundësitë për ndihmë për qytetarët ukrainas

Shkup, 24 mars – Bashkëshortja e presidentit, Elizabeta Gjorgievska, sot zhvilloi video-bisedë me Zonjën e Parë të Polonisë, Agata Kornhauzer-Duda, në të cilën u bisedua për mundësitë për bashkëpunim dhe mbështetje të ndërsjellë në ndihmën e ofruar për qytetarët ukrainas të cilët po largohen nga Ukraina për shkak të agresionit ushtarak të Rusisë.

Nga Kabineti i Presidentit njoftojnë se janë shkëmbyer informacione për ngjarjet aktuale në Ukrainë dhe angazhimin e institucioneve të ndryshme nga të dy vendet në pritjen dhe pranimin e qytetarëve ukrainas.

Gjorgievska e përshëndeti angazhimin e Kornhauzer-Dudës në kuadër të iniciativave që ajo po ndërmerr, duke shtuar se çdo aktivitet që ndihmon në alarmimin e opinionit botëror për seriozitetin e situatës së qytetarëve ukrainas dhe apelet për ndihmë duhet të mbështetet.

Ajo gjithashtu e informoi Zonjën e Parë të Polonisë se Ministria e Shëndetësisë është e gatshme të pranojë pacientë onkologjikë, shtetas ukrainas që ndodhen aktualisht në Poloni dhe janë fëmijë nën moshën 18 vjeç, për të cilët mund të ofrohet trajtim dhe mjekim në kapacitetet e shëndetësisë publike.

Në fund të bisedës, Gjorgievska i shprehu mirënjohje Kornhauzer-Dudës për iniciativat e ndërmarra në ndihmë të kategorive të rrezikuara të qytetarëve ukrainas dhe shprehu shpresën se komunikimi dhe bashkëpunimi do të vazhdojë, qëndron në kumtesë. ls/