Gjithsej 29 aplikantë do të marrin mbështetje për blerjen e pajisjeve për prodhimin e duhanit

Shkup, 4 tetor – Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomizimit të Ujërave (MBPEU) informon se 29 aplikantë do të shfrytëzojnë masën për mbështetje financiare për blerjen e pajisjeve për prodhimin e duhanit, e cila është 4.500.000 denarë për përdorues.

Për masën u shpall thirrje publike në prill. Thirrja zgjati deri më 20 maj 2022, ndërsa përfitues janë ekonomitë bujqësore të regjistruara sipas Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural.

Mbështetja realizohet përmes Programit për zhvillim rural, masa 121: Investime për modernizimin e njësive bujqësore, respektivisht, nënmasa 121.7: Blerja e pajisjeve për prodhimin e duhanit.

“Përmes Programit për zhvillim rural, ne ofrojmë mbështetje për fermerët për blerjen e pajisjeve dhe modernizimin e bujqësisë. Krahas kësaj thirrje publike, përmes këtij Programi kemi ofruar mbështetje për fermerët për blerjen e traktorëve, bulmetorëve, korrëse dhe tharëse të specializuar të orizit, si dhe mbështetje për ndërtimin e kapanoneve dhe tashmë kemi lidhur 24 kontrata”, thonë nga MBPEU-ja