Gjithnjë e më shumë shpërthime po regjistrohen në të gjithë Rusinë: Sabotim apo rastësi?

Edhe pse lufta po zhvillohet në territorin e Ukrainës, gjithnjë e më shumë po raportohet se si po ka ‘konflikte’ në vetë territorin e Federatës Ruse.

Gjegjësisht, në javët e fundit në gjithë Rusinë janë regjistruar shpërthime, në të cilat janë shkaktuar dëme të mëdha materiale në depo municioni, depo të naftës, por edhe në objekte si Instituti Ushtarak Rus në Moskë.

“Javët e fundit ka pasur zjarre dhe shpërthime të shumta në rajonet ruse pranë kufirit, përfshirë edhe Kurskin, për shtatë ditë, zjarri përfshiu edhe depon e naftës në Berdyansk”, theksojnë mediat.

Kur bëhet fjalë për shpërthimin në Kursk, ai ndodhi në ditën e parë të muajit maj pran fshatit Konopelka, ku u shemb një urë që lidhte Sudzan me Sosnovi Borin.

“Ka qenë sabotim, ka filluar procedimi penal. Megjithatë, kjo nuk do të ndikojë në lëvizjen e trenave në këtë rajon”, tha guvernatori i rajonit, Roman Starovoit.