Gjithçka e vërtetë: Ronaldo mer ofertë gati 200 milion euro nga Al Nassr

Lajme flash vijnë nga gazetari i njohur Fabrizio Romano.

Cristiano Ronaldo me të vërtetë ka marë një propozim për kontratë me klubin futbollistik Al Nassr. Gjithçka është konfirmuar dhe propozimi është në tavolinë.

Mësohet se oferta është afër 200milion euro në sezonë, deri në vitin 2025. Kjo do të thyente të gjitha rekordet e futbollit dhe madje ndoshta dhe të gjitha sporteve.

Al Nassr kishte kërkuar Ronaldon edhe në verë por portugezi pati refuzuar ofertën e tyre duke qëndruar në Europë. Ndërkohë Ronaldo ende nuk ka marë vendim të prerë se çfarë do të bëjë, ndërsa është i fokusuar 100% në botërorin./Zhurnal.mk