Gjimshiti kërkon fitore ndaj Interit, por e pranon se Neroazzurët janë skuadra më në formë në Itali

Interi dhe Atalanta do të përballen të shtunën (sonte) në Giuseppe Meazza në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.

Dy skuadrat ende po luftojnë për një vend për Ligën e Kampionëve, teksa Interi ka nevojë vetëm për një pikë për ta siguruar matematikisht një vend në top katërshe.

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti ka folur për këtë duel duke thënë se kërkojnë një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

“Do të besojmë te kualifikimi në Ligën e Kampionëve derisa të ketë pikë në lojë. Pasi të përfundojë kampionati mund të kemi pishmane pasi kemi shpërdoruar shumë mundësi”.

“Por, kjo mund të përkthehet në një shtysë për ndeshjen ndaj Inter dhe në rast se nuk fitojmë në shtëpinë e tyre atëherë shpresat do të ishin minimale”.