Gjiganti turk pranë transferimit të sulmuesit zikaltër

Edin Xheko është në listën e të paguarve më mirë tek Interi, por me kontratën që i skadon në qershor, klubi po mendon rinovimin nëse do të pranojë të shkurtojë rrogën.

Edhe pse boshnjaku është shprehur se ndihet i lumtur në Milano, në skenë ka dalë Gallatasarai.

Gjiganti turk është gati t’i ofrojë 5 milionë eurot që përfiton aktualisht dhe që mund të joshë 36-vjeçarin e sulmit zikaltër.