Gjermania pezullon ndihmat për Afganistanin

Gjermania po e pezullon ndihmën e zhvillimit për Afganistanin, ka njoftuar Ministri i Zhvillimit Gerd Müller.
Duke folur për agjencinë gjermane të lajmeve DPA dhe gazetën Rheinische Post, Müller tha se punonjësit gjermanë dhe ndërkombëtarë të organizatës gjermane të zhvillimit GIZ tashmë ishin evakuuar.
“Ne po punojmë për të marrë stafin lokal nga GIZ dhe organizatat e ndihmës që punojnë me ne – dhe që duan ta bëjnë këtë – në mënyrë të sigurtë nga Afganizimi,” tha ai.
Afganistani ishte më parë përfituesi kryesor i ndihmës gjermane, sipas raporteve të mediave gjermane.