Gjërat duken më serioze se kurrë, së fundmi J.Lo dhe Ben kanë marrë këtë vendim të rëndësishëm

Gjithçka që nisi si një thashethem në fillim të muajit prill, në fund rezultoi i vërtetë: Jennifer Lopez dhe Ben Affleck ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit. Lajmi sigurisht që bëri xhiron e botës dhe mediet rozë “shpërthyen” menjëherë me lajme rreth tyre.

Me rastin e 52-vjetorit të lindjes, Jennifer postoi në Instagram një foto me anë të së cilës ka pranur marrëdhënien me aktorin e famshëm. Dyshja shihej duke shkëmbyer një puthje pasionante në buzë.

Tashmë çifti është gati të ndërmarrë një hap tejet të rëndësishëm. Ata kanë vendosur të nisin bashkëjetesën dhe po kërkojnë një shtëpi. Çifti deri tani duket i interesuar për një vilë në Beverly Hills, që kushton 85 milionë dollarë. Shtëpia është 38,000 metra katrorë dhe ka 12 dhoma gjumi, 24 banjo, një kompleks sportiv të brendshëm, një pishinë, një shtëpi vetëm për mysafirët dhe parkim për 80 mysafirë.

Opsioni i dytë është një shtëpi në San Fernando Valley, që kushton 40 milionë dollarë.

Të dy shtëpitë duken madhështore, ndaj edhe çifti do ta ketë pak të vështirë të zgjedhë “të duhurën”.