Gjenerali Gjurçinovski në Fort Levenvort dekorohet me mirënjohjen më të lartë ushtarake

Shkup, 7 mars – Kryeshefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, i cili është për vizitë  në SHBA, ishte dekoruar me mirënjohjen më të lartë ushtarake nga ana e institucionit arsimor ushtarak në Fort Levenvort në Kanzas.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, gjenerali Gjurçinovski me këtë dekoratë të lartë është prezantuar në “Shtëpinë e të famshëmve”. Mirënjohje e tillë çdo vit u ndahet  dy personaliteteve të rëndësishme me arritje  të cilët kanë  kontribut të rëndësishëm për historinë, trashëgiminë dhe traditat në Armatë, ndërsa të cilët janë arsimuar në këtë institucion të lartë ushtarak.

Gjenerali Gjurçinovski ka theksuar se  ky akt e konfirmon vlerën e partneritetit strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-së. Ka potencuar se vizita e këtij institucioni ka vlerë të veçantë për shumë liderë ushtarak të tanishëm dhe të ardhshëm, duke kujtuar përvojën e tij  të fituar gjatë shkollimit në Fort Levenvort.