Gjendja e rrugëve, vendosen disa ndalesa për automjete të rënda
Shkup, 27 shkurt – Komunikacioni në rrugët shtetërore po lëvizë në rrugë të lagështa, në vendet më të larta në pjesët perëndimore ka mbetje nga bora, transmeton Zhurnal.
Është vendosur ndalesë për lëvizje për veturat e rënda nga ora 06:20 mëngjesin e sotëm në rrugën Manastir – Resnje përmes Gjavatos. Gjithashtu për automjete të rënda ka ndalesë edhe në rrugën Mavrovë – Dibër.
Ndalesë ka edhe në rrugën Gostivar – Kërçovë përmes Strazhës. Më pas në rrugën Kërçovë – Ohër përmes Presekës.
Në vendkalimet kufitare nuk ka tollovi dhe pritje të gjata./Zhurnal.mk

