Gjendja e rrugëve

Shkup, 23 shkurt – Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore po qarkullon nëpër rrugë kryesisht të lagështa me intensitet të moderuar ndërsa në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është poashtu i moderuar. Në vendkalimet kufitare, nga pala e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informojnë nga LAMM.

Rekomandohet përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim i sinjalizimit të vendosur dhe vozitje me kujdes të automjetit, veçanërisht në rrugët nëpër male, ku ka mundësi për paraqitje të rrëshqitjes së dheut. Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanov – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.