Gjendet drogë gjatë kontrolleve në objekte hotelierike në Shkup, shtatë të arrestuar

Shkup, 9 prill – Nëpunësit policorë mbrëmë i kanë arrestuar shtatë persona pasi tek ata gjatë kontrolleve në objektet hotelierike në Shkup është gjetur marijuanë dhe kokainë, kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç informojnë nga MPB, në periudhë prej orës 23:00 më 08.04.2022 deri në orën 03:30 më 09.04.2022 nëpunësit policorë të Njësitit për tregti të palejuar me drogë dhe Njësitit për polici intervente në kuadër të SPB Shkup kanë kryer kontrolle në më shumë objekte hotelierike dhe kontrollin e më shumë personave dhe automjeteve motorike. Më pas, tek 7 persona nga Shkupi janë gjetur marijuanë dhe kokainë.

“Tek V.Z. (34) është gjetur materie prej pluhuri, tek B.J. (28) është gjetur materie e bardhë prej pluhuri, tek M.Z. (37) është gjetur materie e bardhë prej pluhuri, tek A.B. (25) është gjetur marijuanë, tek N.Q. (23) marijuanë, tek M.P. (42) kokainë dhe tek T.D. (20) është gjetur marijuanë”, potencojnë nga MPB.

Personat janë privuar nga liria dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të shtrohen kallëzime përkatëse.