Gjendet djaloshi i zhdukur nëntëvjeçar në rrethinën e Radovishit

Radovish, 23 mars – Në afërsi të fshatit Pokrajçevë në Radovish sot rreth orës 10:30 policia e ka gjetur djaloshin e zhdukur nëntëvjeçar nga fshati Jargulicë, të cilin babai i tij Lj.I. (44) mbrëmë e ka paraqitur se është larguar nga shtëpia.
Siç informuan nga SPB Strumicë, menjëherë pas paraqitjes, nëpunës policorë nga Stacioni policor Radovish, një ekip nga Njësia zjarrfikëse territoriale dhe qytetarë kanë filluar kërkimin në terren dhe sot minoreni është gjetur në gjendje të mirë shëndetësore.
Sipas zëdhënëses së SPB Strumicë, Aleksandra Trajanova, shkaqet për largimin e fëmijës nga shtëpia në mënyrë shtesë do të konfirmohen pasi me të dhe prindërit e tij do të zhvillohet bisedë.