Gjenden të fshehura në mur dhjetëra monedha ari të pastër, i përkasin shekullit të shtatë

Në një rezervat natyror në Izrael janë gjetur të fshehura 44 monedha ari të pastër që i përkasin shekullit të shtatë.

Arkeologët në Izrael kanë deklaruar se thesari i gjetur në vendndodhjen e Hermon Stream (Banias) u fsheh gjatë pushtimit mysliman të zonës në vitin 635.

Monedhat peshonin rreth 170 g dhe se ato do të hedhin dritë mbi fundin e sundimit bizantin në këtë zonë.

Perandoria Bizantine ishte gjysma lindore e Perandorisë Romake, e cila mbijetoi për më shumë se 1000 vjet.

“Ne mund të imagjinojmë pronarin duke fshehur pasurinë e tij në kërcënimin e luftës, duke shpresuar të kthehet një ditë për të marrë pronën e tij”, tha Yoav Lerer, drejtor i gërmimit.

Sipas BBC përveç monedhave të arit gërmimi në një lagje banimi të qytetit antik zbuloi gjithashtu mbetje ndërtesash, kanale uji dhe tubacione, monedha bronzi e shumë më tepër.

Dr Gabriela Bijovsky, një eksperte numizmatike (monedhe) në Autoritetin e Antikiteteve të Izraelit tha se disa nga monedhat ishin të perandorit Fokas (602-610), por shumica ishin të pasuesit të tij Herakliut.