Gjenden 87 kufoma në Desna, numri më i lartë që nga nisja e luftës

Presidenti Volodymyr Zelenskyy tha këtë të hënë se 87 persona mbetën të vrarë në një sulm ajror rus në qytetin Desna të martën e kaluar. Ky është numri më i madh i vdekjeve në një sulm të vetëm që nga fillimi i luftës më 24 Shkurt.

Ditën që ndodhi, një zëdhënës ushtarak rus tha se raketat me precizion të lartë dhe me rreze të gjatë kishin goditur rezervat e Ukrainës në një qendër trajnimi pranë Desnas dhe në një vend tjetër.

Qyteti është në verilindje të Kievit, në rajonin e Chernihiv, dhe ka kazerma dhe një bazë stërvitore aty pranë. Presidenti ukrainas nuk bëri të ditur nëse viktimat ishin ushtarakë apo civilë.

“Në Desna nën rrënoja kishte 87 viktima, 87 kufoma”, tha Zelenskyy.

Në prill, të paktën 52 persona u vranë në një stacion hekurudhor në qytetin ukrainas të Kramatorsk.