Gjatë këtij viti në 14 raste u keqpërdor arma në ahengje dhe festa

Shkup, 7 tetor – Gjatë vitit të kaluar, deri në fund të shtatorit, policia ka regjistruar 14 raste të keqpërdorimit të armëve gjatë festave dhe të gjitha janë ndjekur penalisht, që rezultoi me shtatë vepra penale të “shkaktimit të rrezikut publik”, një vepër penale “përpunim i paautorizuar, posedim dhe tregtim me armë zjarrit apo lëndë shpërthyese”, si dhe gjashtë vepra sipas Ligjit për prishje të rendit publik dhe paqes.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

“Pjesëmarrja partnere në këtë fushatë e Ministrisë së Brendshme së bashku me UNDP-në tregon edhe një herë vendosmërinë tonë krahas veprimeve represive, të vazhdojmë në kontinuitet të punojmë edhe në pjesën e parandalimit, në komunikim të menjëhershëm me qytetarët, mbi të gjitha me bashkësitë lokale, sepse në fakt këtë e kemi bërë në periudhën e kaluar përmes shërbimeve policore për parandalim në të gjitha SPB-të”, ka shkruar Spasovski në Fejsbuk

https://www.facebook.com/o.spasovski/videos/786753092614677/