Gjatë gjithë vitit 2022 kishim furnizim të papenguar me energji elektrike dhe termike

Shkup, 1 janar – Në vitin 2022 prodhimtaria vendore e energjisë elektrike ishte rritur për 27 për qind, ndërsa në vitin 2023 paralajmërohet rritje plotësuese për edhe 20 për qind. Të gjitha kapacitetet e SHA EMV janë në funksion me përjashtim të Bllokut 3 në “REK Bitolla” ku është në fazën përfundimtare montazhi i transformatorit pas çka do të kyçet në rrjetin. Gjatë gjithë vitit 2022 kishim furnizim të papenguar me energji elektrike dhe termike.

Për vitin 2023 furnizuesi universal “EVN Houm” kërkon 3.900 gigavat orë energji elektrike që sërish 100 për qind do t’i sigurojë SHA EMV.

“EMV”-ja në përputhje me Ligjin për energjetikë kishte për detyrim në vitin 2023 të furnizojë 55 për qind të nevojave të furnizuesit universal “EVN Houm”, por Qeveria e obligoi që të mbulojë të gjithë 100 për qind me çmim prej 56 euro për megavat orë. Me atë që, siç shprehen nga Qeveria, shteti subvencionon 73 për qind të llogarisë për energjinë e konsumuar elektrike që e paguajnë qytetarët.

“EMV”-ja nga dhjetori i vitit 2022 me urdhër të Qeverisë merr përsipër obligimin që të furnizojë me energji elektrike edhe kompanitë nga sektori ushqimor përmes “EMV Shitje” me çmim të subvencionuar prej 80 euro për megavat orë, si dhe shkollat fillore dhe të mesme dhe ndërmarrjet e ujësjellës me çmim prej 95 euro për megavat orë.

Nga 1 korriku i këtij viti për amvisëritë u vendosën katër bllok tarifa për energji elektrike në tarifën e lartë (të shtrenjtë). Qëllimi i vendosjes së tyre ishte që ata që shpenzojnë më pak energji të paguajnë më pak, e ata, nga ana tjetër, që shpenzojnë shumë të paguajnë me çmim më të lartë ngjashëm me atë të bursës.

Sipas kryetarit të Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit (KRRE) Marko Bislimovski, vendosja e bllok tarifave dha rezultat dhe ka konsum të ulur të energjisë elektrike.

Paralajmërohej se nga fillimi i vitit 2023 do të vendosen bllok tarifa edhe për konsumatorët e vegjël, por kjo, siç u shpreh Bislimovski, është prolonguar për 30 qershor për shkak të bërjes së analizave plotësuese.

Në pjesën e tregut të rregulluar për nevojat e konsumatorëve të vegjël dhe amvisërive nga 1 korriku deri më 31 dhjetor nuk ka pasur fare import të rrymës. Sipas paralajmërimeve të Bislimovskit, kështu do të jetë edhe në gjashtë muajt e parë të vitit 2023, respektivisht edhe deri më 30 qershor nuk do të ketë nevojë për import të energjisë elektrike për tregun e rregulluar.

Nga 1 janari i vitit 2023 rritet TVSH-ja në llogaritë për rrymë të amvisërive nga 5 në 10 për qind. Kjo, sipas Bislimovskit, do të shkaktojë rritje për 4,72 për qind në shpenzimin përfundimtar në llogarinë e energjisë elektrike.

Sezona e ngrohjes në vend filloi më 15 tetor të vitit 2022. Ishim një nga vendet e rralla që nuk e ka zhvendosur fillimin e sezonit të ngrohjes, në mënyrë plotësuese nuk i ndryshuam as kushtet për furnizim të energjisë termike. Detyrimin për ngrohje të banorëve të Shkupit të Qeverisë, sërish e mori përsipër SHA EMV. Kompania i mori me qira ngrohtoret Lindje dhe Perëndim nga “Adora” dhe bëri marrëveshje për bashkëpunim afarist-teknik me ngrohtoren Shkup Veriu për të cilën siguroi gaz natyror. Për ngrohjen e shkupjanëve e shfrytëzon edhe kapacitetin personal “EMV Energjetikë” në Autokomandë.

Nga fund i vitit 2022 “Makpetrol” përmes kumtesës për mediat paralajmëroi se nga 1 janari i vitit 2023 do të pushojë të furnizojë me gaz natyror shfrytëzuesit e vet, por siç informoi në mediat kryetari i KRRE-së Bislimovski problemi ishte tejkaluar shpejt. „Makpetroll”-i furnizon rreth 70 për qind e shfrytëzuesve në vend me gaz mes të cilëve edhe “EMV”-ja për nevojat e ngrohjes qendrore në Shkup.

KRRE-ja nga fundi i vitit 2022 i miratoi aktet e reja nënligjore për tregun e gazit natyror.

“”Makpetroll”-i kërkonte që të prolongohet i gjithë procesi, por ky proces nuk mund të prolongohet për shkak se “GA-MA” tashmë ka nënshkruar marrëveshje me “Bullgartransgas”-in, sistemin operatorin transmetuese për gaz natyror në Bullgari dhe tregu i gazit natyror në vend do të funksionojë në mënyrën e njëjtë siç funksionon në gjithë Evropën”, porositi Bislimovski.

Me marrëveshjen mes “GA-MA” dhe “Bullgartrans” për 500.000 metra kub normalë është rritur qarkullimi i interkonektorit për gaz mes dy vendeve që deri tani kishte kapacitet prej 800.000 metra kub normal që deri në vitin 2030 e ka marrë tërësisht me qira “Gazpromi” rus.

Me marrëveshjen e re, sipas Bajram Rexhepit, drejtorit të Resurseve Kombëtare Energjetike (RKE), do të mundësohet diversifikim të furnizimit me gaz dhe në vend do të mund të hyjë edhe gaz tjetër në vend të vetëm gazit rus si deri tani. Pikërisht për shkak të dallimit në vlerën kalorike të llojeve tjera të gazit me atë rus janë vendosur aktet e reja nënligjore dhe gazi në vend se në metra kub normal tani do të matet me kilovatë.

Para publikimit të rregullave të reja, SHA EMV shpalli thirrje publike për furnizim me gaz natyror për nevojat e ngrohtoreve në Shkup për periudhën nga 1 janari deri më 30 prill të vitit 2023. „EMV Shitje” më pas nënshkroi marrëveshje për furnizim me gaz natyrore për prodhimin e energjisë termike për ngrohtoret Lindje, Perëndim, Energjetikë dhe Shkup Veri, si dhe për

konsumatorët tjerë të gazit natyror, para së gjithash kapacitetet më të mëdha prodhuese dhe kapacitetet shërbyese. Marrëveshja është nënshkruar me ndërmarrjen „Balkan Utilities” nga Bullgaria, për furnizim me gaz natyror për muajin janar me çmim prej 115,97 euro për megavat orë. Ndërmarrja e njëjtë ofroi ofertë për furnizim edhe deri më 1 maj të vitit 2023, me atë që jep oferta mujore për çmim para fillimit të çdo muaji. Furnizuesi i deritanishëm me gaz i SHA EMV “Makpetroll Prom – Gas”, ofroi çmim prej 116,20 euro për megavat orë që nuk ishte i fiksuar, respektivisht mund t’i nënshtrohet korrigjimit për janar. Ofertuesi i tretë „A.P.M.P. Handels Ges” nuk dha ofertë të kompletuar.

Kryetari i KRRE-së, nga ana tjetër, informoi se konsumatori më i madh i gazit natyror në vend, elektrocentrali privat kogjenerativ “TE-TO” tashmë i ka furnizuar sasitë e nevojshme të gazit për punë në vitin 2023. Pikërisht “TE-TO” furnizoi 70 për qind të nevojave për energji termike në sistemin e ngrohjes qendrore në Shkup.