Gjatë fundjavës mot me vranësira me reshje shiu, bubullima dhe erë
Shkup, 10 nëntor – Prej sot pasdite deri të hënën paradite nën ndikim të valës së lagësht moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme shiu, të cilat vende-vende do të jenë më të rrëmbyeshme (mbi 35 l/m2). Nesër lokalisht reshjet do të jenë të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima, tha DPHM.
Sot, ndërsa veçanërisht nesër do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor (mbi 70 km/h).
Në Shkup deri të hënën do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut, veçanërisht sot gjatë natës dhe nesër paradite, si dhe gjatë orëve të natës drejt së hënës. Sot dhe nesër do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugor.

