Gjatë 24 orëve të kaluara janë prodhuar 15.809 megavat orë energji elektrike
Shkup, 3 mars – SHA EMV dje i prodhoi 15.809 megavat energji elektrike, kumtoi Qeveria.
Këto sasi i plotësojnë nevojat e amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël, si dhe nevojat për furnizime shtesë për shkolla, industrinë ushqimore dhe subjekte të tjera vitale shtetërore.
Në termoelektranat janë prodhuar 12.239 megavat orë, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 3.575 megavat orë energji elektrike.

