Gjatë 24 orëve të fundit 20 të vdekur nga vetëtima në Bihar
Të paktën njëzetë persona e kanë humbur jetën nga goditje e vetëtimës në tetë qarqe të shtetit lindor indian Bihar, vetëm në 24 orët e fundit, transmeton “Bi-Bi-Si”.
Për sot dhe nesër meteorologët parashikojnë edhe më shumë vetëtima në pjesët veriore të Indisë.
Përfaqësuesit zyrtarë të Bihar apeluan tek popullata me kujdes t’i ndjekin këshillat e autoriteteve, duke kumtuar se familjeve të viktimave do t’u paguhet dëmshpërblim prej nga pesë mijë dollarëve amerikanë.

