Gjashtël të zhdukur pas rrëzimit të një helikopteri në Pakistan
Një helikopter i ushtrisë pakistaneze që ndihmonte në operacionet gjatë përmbytjeve në provincën Baluçistan ka humbur kontaktin me kontrollin e trafikut ajror, ndërsa mes gjashtë të zhdukurve është edhe një nga komandantët kryesorë ushtarakë, ka konfirmuar Ushtria pakistaneze.
Në komunikatë thuhet se ekuipazhi përfshinte komandantin e Korpusit të 12-të, i cili po mbikëqyrte operacionet e ndihmës për viktimat e përmbytjeve në Baluçistan. Rrethanat e zhdukjes së helikopterit nuk janë specifikuar.
Komandanti, gjneral-koloneli Sarfraz Ali, është zyrtari më i lartë ushtarak në rajon dhe një nga oficerët më të lartë në ushtrinë pakistaneze.
“Policia lokale, ushtria dhe shërbimet për raste urgjente janë në kërkim të helikopterit”, deklaroi njëri nga përfaqësuesit e policisë lokale.
Kryeministri Shehbaz Sharif, i cili dje e vizitoi provincën për të inspektuar operacionet e dhënies së ndihmës, e përshkroi incidentin si “alarmant”.
Të paktën 478 njerëz kanë vdekur në përmbytjet e shirave mosune në Baluçistan që nga mesi i qershorit.

