Giroud: Milani nuk ka fituar ende asgjë
Qendërsulmuesi i AC Milanit, Olivier Giroud tha se gara për titull në Seria A ende nuk ka përfunduar.
Inter, AC Milan dhe Napoli janë duke ‘luftuar’ këtë edicion për titullin kampion të Seria A, ndërsa në xhiron e fundit të tre skuadrat e mëdha lëshuan pikë.
Sidoqoftë, francezi beson që gara për titull ende nuk ka marrë fund dhe që Milani është klub mjaftë i rëndësishëm, që gjithmonë ka pasur lojtarë të rinj dhe me përvojë.“Duhet të luftojmë deri në fund, nuk kemi fituar ende asgjë”.“Milani ka qenë gjithmonë një nga klubet më të rëndësishme në botë dhe gjithmonë duhet synuar majat kur vesh këtë fanellë. Gjithmonë kam menduar se ky është një ekip i mirë, me një përzierje të mirë të lojtarëve të rinj dhe me përvojë”, deklaroi Giroud, transmeton lajmi.net.Gjigantët e Serisë A janë kryesuesit e tabelës me dy pikë epërsi ndaj Napolit dhe Interit, por ekipi i Inzaghit ka një lojë më pak. Giroud, në gjithsej ka bërë 24 paraqitje për “Rossonerët”, duke shënuar 10 gola këtë sezon.