Gir për vizitë në liqenin “Mlladost”, destinacioni inovativ i mbështetur nga BE-ja

Shkup, 10 gusht – Euroambasadori Dejvid Gir sot së bashku me kryetarin e komunës Ace Kocevski dhe ekipet e tyre i vizituan dhe bënë ekspertizë në objektet turistike në kuadër të nënprojektit “Liqeni smart Mlladost, destinacioni i parë inovativ turistik në Maqedoni”. Projekti duhet të përfundojë më 31 gusht.

“BE duke e ndihmuar këtë projekt si edhe Banka Botërore i dhanë mundësi të madhe Velesit, të shndërrohen në destinacion turistik të konsiderueshëm jo vetëm në vend por edhe më gjerë në rajon dhe ta shfrytëzojë potencialin e liqenit mbi të cilin në vit kalojnë mbi dy milionë turistikë”, potencoi Kocevski.

Me këtë projekt do ta fitojmë destinacionin e parë turistik smart në shtet, i cili mundëson zhvillimin e turizmit transitor me zbatimin e teknologjive të reja digjitale.

“Projekti do të hapë vende të reja pune dhe do ta përforcojë ekonominë lokale, që është me rëndësi të madhe. Veçanërisht është e rëndësishme që projekti do të na mundësojë ta thellojmë bashkëpunimin me sektorin e biznesit, gjegjësisht pronarët e objekteve hotelierike rreth liqenit “Mlladost” të cilët kanë përfitime të mëdha nga projekti”, potencoi Kocevski.

Euroambasadori Dejvid Gir e potencoi bindjen se vendi ka ofertë turistike potenciale.

Përmes këtij programi për konkurrencën lokale dhe rajonale, siç theksoi Gir, BE do t’i investojë rreth 18 milionë euro në 50 nënprojekte të ndryshme në mbarë Maqedoninë. Një pjesë e tyre janë mikrondërmarrje, një pjesë janë njësite të Vetëqeverisjes lokale, si edhe organizata të shoqërisë qytetare me qëllim që të zhvillohet turizmi ndërsa me atë të ndihmohet edhe ekonomia.

Projekti kompleks i Liqenit “Mlladost” i përmban tetë ndërhyrje infrastrukturore. Kamp ekokologjik me park për aventura në sipërfaqe prej 1.500 metra katrorë me rrugë qasëse deri tek eko kampi në gjatësi prej 175 metrash. Në kampin ekologjik janë vendosur shtatë shtëpiza të tipizuara nga druri me 28 shtretër. Në kampin ekologjik ka park atraktiv për aventura për fëmijë i përpunuar nga druri dhe materiale të tjera natyrale. Krahas kështjellës, anija dhe rekuizitat për rekreim në park janë vendosur tribuna për ngjarje nën qiell të hapur ndërsa përfundimisht do të ketë edhe dy klasë ekologjike për mësim nën qiell të hapur.

BE-ja me ndihmën e Projektit për konkurrim lokal dhe rajonal dhe të Bankës Botërore e financojnë këtë projekt në vlerë prej 61 milionë e 972 mijë e 91 denarë, në të cilin kontributi i BE-së është 55 milionë e 505 mijë e 755 denarë ndërsa pjesëmarrja në Komunën e Velesit është gjashtë milionë e 466 mijë e 336 denarë.