Gërkovska: Transparenca është proces që vazhdimisht duhet të avancohet dhe përmirësohet

Shkup, 7 tetor – Transparenca nuk është kategori e definuar njëherë e përgjithmonë, por është proces që duhet të përmirësohet dhe integrohet vazhdimisht, andaj bashkëpunimi ndërkombëtar dhe rajonal dhe shkëmbimi i përvojave janë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Ky është mesazhi i zëvendëskryeministres përgjegjëse për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska, nga konferenca e sotme ndërkombëtare me temë “Mbrojtja e të drejtës për qasje të lirë në informacione të natyrës publike”, e cila u mbajt në Strugë, në organizim të Agjencisë për akses të lirë në informacionin publik, e mbështetur nga Këshilli i Evropës.

“Transparenca dhe efikasiteti i institucioneve, profesionalizmi, efektiviteti dhe përgjegjësia e tyre janë shtyllat kryesore në punën time. Për këtë qëllim, më duhet të theksoj se kemi bashkëpunim të shkëlqyer me Agjencinë për qasje të lirë në informatacionet me karakter publik dhe besoj se do të përmirësohet në periudhën e ardhshme. Së bashku me Agjencinë dhe Qendrën për menaxhimin e ndryshimeve, po punojmë në Udhëzimet për rritjen e ndjeshme të transparencës së institucioneve, tekstualisht hapje të institucioneve. Qëllimi ynë tani është që të zgjedhim informacionin më të kërkuar sipas kategorive dhe t’i obligojmë institucionet që t’i publikojnë rregullisht, pa pasur nevojë që qytetarët të paraqesin kërkesë dhe të presin afatin ligjor prej 20 ditësh”, theksoi zëvendëskryeministrja Gërkovska, njofton Kabineti i saj.

Ajo shtoi se kjo masë është vetëm një hap kalimtar drejt qëllimit përfundimtar që duhet të arrijmë, që është krijimi i kushteve ligjore për hapjen e plotë të institucioneve, pra që i gjithë informacioni të jetë i disponueshëm për publikun, përveç atyre që kanë karakterin e informacionit të klasifikuar.

Përmes kësaj mase mundësohet kontrolli i shtuar nga qytetarët, shoqëria civile dhe mediat mbi institucionet publike.

Ndryshe, në konferencë marrin pjesë përfaqësues nga organet e pavarura për qasje të lirë në informacione publike nga Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Kosova, Mali i Zi, Serbia dhe Sllovenia.