Gërkovska: Transparenca e rritur e institucioneve është faktor i rëndësishëm në krijimin e politikave për qeverisje të mirë

Shkup, 16 mars – Zëvendëskryeministrja e obliguar për politika të qeverisjes së mirë, Sllavica Gërkovska sot u takua me përfaqësuesit e Agjencisë për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së informacioneve nga karakteri publik, drejtoresha Plamenka Bojçeva dhe sekretaren e përgjithshme Tanja Kovaçev.Në takim, zëvendëskryeministrja Gërkovska e theksoi rolin e Agjencisë si institucion kredibil, duke vlerësuar se zbatimi i të drejtës së qasjes së lirë tek informacionet nga karakteri publik është parandalim jashtëzakonisht i rëndësishëm nga korrupsioni dhe se transparenca e rritur kontribuon për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve dhe bashkësisë afariste në krijimin e politikave për qeverisja të mirë.Ajo nënvizoi se Qeveria në vazhdimësi punon në mbajtjen e rritjes së nivelit të transparencës dhe llogaridhënies, për publikimin e të gjitha të dhënave në ueb faqet në të gjitha ministritë dhe organet, duke e përfshirë edhe pushtetin lokal, në pajtim me Ligjin për qasje të lirë tek informacionet nga karakteri publik.
Siç thuhet në kumtesën e pres-shërbimit qeveritar, veçanërisht është shprehur kënaqësi që sipas rezultateve nga monitorimi i zbatuar në dhjetor të vitit 2021 nga Agjencia për mbrojtjen e të drejtës së qasjes së informacioneve nga karakteri publik, për publikim proaktiv të informacioneve nga karakteri publik, nga 144 institucionet shtetërore, një nga më transparentet është Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut-Sekretariati i përgjithshëm.
Përfaqësuesit e Agjencisë e theksuan bashkëpunimin e mirë dhe marrëdhënien partnere me Sekretariatin e përgjithshëm të Qeverisë, për avancimin e të drejtës së qasjes së informacioneve nga karakteri publik, që rrjedh nga Memorandumi i nënshkruar për bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve.
Në takim u dakordua që të vazhdojë bashkëpunimi në drejtim të praktikave dhe politikave të miratuara për publikim proaktiv të të gjitha dokumenteve të rëndësishme, të cilat janë në interes të çdo qytetari, si dhe dinamizim të digjitalizimit dhe mjeteve bashkëkohore për lehtësimin e transparencës së institucioneve.