Gërkovska: Qeveria është e para për nga transparenca

Shkup, 16 mars – Zëvednëskryeministrja, Sllavica Gërkovska në emisionin Top Tema në TV Telma bëri të ditur se sot kanë pasur takim me Agjencinë për qasje në infromacione të karakterit publik. Ajo u shpreh e kënaqur që qeveria qëndron e para tek instituconet sa i përket transparencës dhe se shpreson se kjo do të vazhdojë kështu.

Sa i përket furnizimeve që i ka kryer Shërbimi për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta e që ka shërbyer qeverisë, kuvendit dhe presidentit, ajo vlerësoi se të dhënat janë publike dhe mund të shihen shpenzimet.

Sipas saj, sa i përket shpenzimit të parave publike, më e rëndësishme është nëse ka keqpërdorim të mjeteve dhe se si mund të kontrollohet kjo.

“Të gjitha subjektet kanë olbigim të sillen në mënyrë përgjegjëse. Qeveria aktuale dha shembull se si duhet të kursehet”, tha Gërkovska.