Gërkovska: Pengesat në rrugën drejt BE-së janë faktor i fuqishëm për inerci të institucioneve

Shkup, 19 tetor – Për fat të keq, barra mne historinë e konflikteve dhe të gjithë faktorët e jashtëm dhe të brendshëm, të cilët në këtë mënyrë ose në ndonjë tjetër profitojnë nga ky narrativ dhe sot e kësaj dite jan pengesë, që i vështirëson proceset pozitive drejt të cilave janë të orientuara dhe të  përkushtuara. Kjo ndikon drejtpërdrejtë në dinamikën e aderimit tonë në BE edhe pse vetë Unioni është i themeluar që t’i japë fundit përçarjeve historike në tokën evropiane në emër të së ardhmes dhe perspektivës më të mirë për të githë qytetarët në tokën evropiane, theksoi zëvendëskryeminitrja për Politika të Qeverisjes së Mirë, Sllavica Gërkovska në Konferencën e dytë rajonale eksperte për Klaster 1 “Vlera bazike” në kuadër të projektit “Le të mbizotërojë drejtësia me rajonin”.

“Nga ana tjetër, zvarritja e madhe e rrugës sonë evropiane, krizat e shumta objektive, por të krijuara në mënyrë tendenciale e bëjnë të pamundur edhe ndryshimin e nevojshëm kulturor drejt të cilit përpiqemi të gjithë ne që jemi të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në aspektin e tolerancës në shoqëri ndaj këtij fenomeni. Në këtë drejtim, mendoj se titulli i ngjarjes së sotme dhe i vetë projektit “Le të sundojë drejtësia në rajon” është me të vërtetë i përshtatshëm, sepse ka një element të një komande që duhet t’i japim vazhdimisht vetes si bartës dhe pjesëmarrës në këto procese në nivele të ndryshme për të këmbëngulur në angazhimet për reforma, për të kapërcyer pengesat dhe sfidat e shumta me të cilat përballemi dhe nga ana tjetër, thirrja që drejtësia të sundojë rajonin është për mua edhe një thirrje kundër çdo forme padrejtësie të shkaktuar, që kërcënon aspiratat e sinqerta të publikut të orientuar drejt Evropës”, tha Gërkovska.

Zëvendëskryeministrja theksoi se është koshient se kur gjendja në të cilën mekanizmat për sundim të drejtësisë janë të pamjadtushme ose joefikase, e ushqen korrupsionin dhe e thellon diskriminimin dhe ndikon në stabilitet. Por, siç potencoi, është koshiente se edhe rrënjosja dekadëshe e praktikave korruptuese nuk mund të nxirret dhe të tejkalohet aq shpejt sa do të donim edhe ne. 

Gërkovska potencoi se ambasadori holandez Dirk Jan Kop, i cili është mes pjesëmarrësve në konferencë, di shpesh të jetë kritik, sidomos në pikëpamje të reformave juridike dhe theksoi se kritikat e tij janë të qëndrueshme.

“Ai e di se në pjesën më të madh pajtohemi dhe gjithmonë diskutojmë të hapur dhe sinqerisht. Akoma më tepër nëse kemi parasysh se Holanda është e përkushtuar dhe mbështetëse e drejtpëtdrejtë e këtyre proceseve. Por, edhe në këtë rast do të them se pengesat në rrugë janë me të vërtetë faktor i fuqishëm për inerci të institucioneve. Pavarësia, mosvendosja, akumulimi i pakënaqësisë në opinion për shkak të ndjenjës së padrejtësisë është atmosferë e përkryer për rritje të ndikimeve jodemokratike dhe autoritare, të cilat mes tjerash e zvogëlojnë edhe mbështetjen për anëtarësim në BE dhe këtë duhet ta ndalojm së bashku me miqtë tanë evropianë. Do të përsëris, ky është proces që nuk ndodh vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon”, theksoi zëvendëskryeministrja.

Gërkovska tha se vendet e rajonit ndoshta janë to vogla, të vështira dhe të komplikuara, por siç potencoi, në këtë kohë të rrezikshme luftarake dhe të tmerrshme nuk guxojmë të lejojmë që orientimi evropian i shoqërisë sonë, që ka qenë pothjase aklamativ të shndërrohet në dezorientim me implikime të rrezikshme.

Ajo apeloi që të mos hiqet dorë para zhgënjimeve, të mos ndërpreritet mbështetja dhe së bashkua ta vazhdojmë  luftën për siç tha, jetës më të mirë, më cilësore të të gjithë njerëzve në rajon në Evropën  e vërtertë dhe të bashkuar.

Në një dialog rajonal ekspertësh shkëmbehen praktika dhe njohuri kombëtare që do të kontribuojnë në krijimin dhe miratimin e rekomandimeve që synojnë përmirësimin e kushteve në këtë fushë.

Pritet që të hartohet një dokument me rezultate të krahasueshme dhe propozime konkrete për politikat publike drejtuar aktorëve kryesorë në procesin e anëtarësimit në BE.

Konferenca është në kuadër të projektit “Le të sundojë drejtësia në rajon” i mbështetur nga Mbretëria e Holandës (MATRA), dhe me aktivitetet e saj për monitorimin e çështjeve të negociatave të mbuluara nga Klaster 1, synon të kontribuojë në reformat në drejtësi, siguri, parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit, si dhe për çështje të tjera me rëndësi jetike për proceset integruese në BE në vend, në Shqipëri dhe në Serbi.