Gençovska: MPJ-ja bullgare në mënyrë të rreptë do ta respektojë marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Sofje, 2 shkurt – Ministria e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, në mënyrë të rreptë do ta respektojë mandatin e Këshillit të ministrave, deklaratën e Asamblesë Popullore dhe marrëveshjen midis Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këtë e deklaroi ministrja bullgare e Punëve të Jashtme, Teodora Gençovska, në pyetjen nëse ka mosmarrëveshje midis presidentit dhe Qeverisë në temën për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Ajo theksoi se do ta marrin parasysh edhe mendimin e takimit të fundit të Këshillit këshillëdhënës për sigurinë kombëtare nën presidentin dhe nuk do të heqin dorë nga qëndrimi kornizë.

E pyetur për fjalët e shefit të shtetit Rumen Radev se vizita e kryeministrit në Shkup ishte e përshpejtuar, Gençovska u përgjigj se ky është mendim i presidentit dhe nuk mund ta komentojë.

“Me të vërtetë, kemi ristartuar dhe vazhdojmë ta sendërtojmë të arriturën deri më tani. Ka vazhdimësi nga ana e Ministrisë së Punëve të Jashtme, lidhemi me arritjen, ka pozitivizëm në marrëdhëniet dhe në dialog”, tha ajo.

Gençovska theksoi se janë në kontakt direkt me ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa ekipi i MPJ-së është në kontakt direkt në nivel të ekspertëve. Vijon takim i ekspertëve – kolegëve nga MPJ-ja e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga 10 deri më 11 shkurt do të vijnë këtu në bisedime të ekspertëve për pakon politike “4+1”, tha ajo dhe shtoi se sot ka dorëzuar projekt mandat deri tek Këshilli i ministrave. Siç thash, ai assesi nuk heq dorë nga pozitat aktuale kornizë, deklaratat e Asamblesë Popullore, veçanërisht respektimin e Marrëveshjes për fqinjësi dhe miqësi të mirë, tha Gençovska.