Geer: Nevojiten përpjekje edhe nga RMV-ja edhe nga Bullgaria për marrdhënie të mira
Shkup, 27 shkurt – Euroambasadori në vend, David Geer, theksoi se të dyja palët, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria, duhet të bëjnë përpjekje të barabarta për zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.
“Duhen përpjekje dhe angazhime nga të dyja palët, në mirëbesim për të zhvilluar këto marrëdhënie pozitive, dhe të dyja palët të bëjnë përpjekje për zbatimin e Marrëveshjes së Fqinjësisë së Mirë, në mënyrë që ajo të zbatohet me mirëbesim për të përfituar të dyja palët”, tha Gir, informon Zhurnal.
Ai tha se të gjitha vendet përfitojnë nga zhvillimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë në kuadër të zhvillimit të ekonomisë, krijimit të vendeve të reja të punës, kulturës dhe mbarë shoqërisë.
- Ajo që është më e rëndësishme është që të gjitha palët të bëjnë gjithçka që është e mundur në mënyrë që të krijohet një atmosferë që ato marrëdhënie të jenë sa më produktive dhe të dobishme.
Sipas tij, në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, e cila është marrëveshja e parë për marrëdhëniet me BE-në, dhe në kuadër të negociatave për anëtarësim, siç tha ai, është gjithmonë e një rëndësie të madhe zhvillimi i marrëdhënieve në kontekst të marrëdhënieve të mira fqinjësore.
- Ajo që duam të shohim është që ky vend të vlerësohet në bazë të progresit që do të arrijë në procesin e reformës dhe të gjitha përpjekjet duhet të përqendrohen në këtë, në krijimin e vendeve të punës, zhvillimin e sektorit të energjisë, mjedisit, qeverisjes së drejtë, që ndikon drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve, përfundoi Gir./Zhurnal.mk

